 
															Osmani: S’kishte gatishmëri për procedim të buxhetit nga liderët e partive
 
															Presidentja Vjosa Osmani tha se në takimin që zhvilloi me liderët partiakë s’pa gatishmëri nga shumica për procedimin tutje të buxhetit të miratuar sot nga qeveria në detyrë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Prandaj, ajo tha se ka propozuar zgjatje buxhetore për të shmangur një situatë ku punonjësit e sektorit publikë mbesin pa paga.
“Nuk kishte gatishmëri nga një numër i madh për procedim të buxhetit që sot ishte miratuar nga qeveria. Megjithatë, unë propozova që të shiqojmë mundësi tjera kushtetuese dhe një prej tyre është që të miratohet zgjatja buxhetore, pra që nuk është buxhet i ri, por zgjatje e buxhetit të vjetër në mënyrë së së paku deri më 31 mars 2026 që qytetarët tonë të mos përballen ku nuk kanë paga e mirëqenie”.
(Kosova Sot Online)
 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													