Quni: S’votoj për një Qeveri Kurti kundër vendimit të LDK-së
Deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se në asnjë rrethanë nuk del kundër vendimit të partisë së tij për të dhënë votën pro një Qeverie Kurti III, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai tha se këtë reagim po e bën në përgjige të një deklarate të gazetarit Berat Buzhala se Quni mund të jetë një deputet i mundshëm që e jep votën pro Qeverisë Kurti kundër qëndrimit të partisë.
“Nuk e di nëse deklarimi i Z. Berat Buzhala ishte i pamenduar mirë apo me ndonjë qëllim të caktuar. Sidoqoftë, dua të jem shumë i qartë: Në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht, unë, Anton Quni, nuk do të ndryshoj anë, e as nuk do të votoj në të kundërtën e vendimit të Kryesisë së LDK-së”.
Ai tha se qëndrimi i tij mbetet i palëkundur në përputhje të plotë me vendimmarrjen e strukturave të partisë së tij.
Reagimi i plotë i Qunit:
Reagim ndaj deklaratave në T7
Dëshiroj të reagoj lidhur me një deklaratë të bërë nga Z. Berat Buzhala në një nga paraqitjet e tij në T7, gjatë diskutimeve se kush nga deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së mund të votojë për Qeverinë Kurti 3.
Në atë emision, Z. Buzhala e ka përmendur emrin tim si një deputet i mundshëm që do ta japë votën pro, duke vepruar jashtë qëndrimit zyrtar të LDK-së.
Nuk e di nëse deklarimi i Z. Berat Buzhala ishte i pamenduar mirë apo me ndonjë qëllim të caktuar.
Sidoqoftë, dua të jem shumë i qartë:
Në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht, unë, Anton Quni, nuk do të ndryshoj anë, e as nuk do të votoj në të kundërtën e vendimit të Kryesisë së LDK-së.
Qëndrimi im është dhe mbetet i palëkundur, në përputhje të plotë me vendimmarrjen e strukturave të partisë sime.
Një herë LDK, gjithmonë LDK!
(Kosova Sot Online)
