Barbano: E rëndësishme që prokuroria të jetë e pavarur
Shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, ka marrë pjesë sot në konferencën vjetore të Prokurorëve të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Barbano ka thënë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që prokuroria të jetë e pavarur dhe e pandikuar nga politika.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që prokuroria të jetë e pavarur dhe të mos ndikohet nga politika. Ne shpresojmë që anëtari i sapozgjedhur i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPC) do të tregojë ndershmëri dhe profesionalizëm, në mënyrë që të forcohet besimi i qytetarëve në sistemin prokurorial”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)
