KQZ ka caktuar afatin për konfirmimin e vëzhguesve

  • A.P /
  • 01 November 2025 - 17:33
KQZ ka caktuar afatin për konfirmimin e vëzhguesve

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka caktuar afatin për konfirmimin e vëzhguesve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Afati për konfirmim dhe shtim të vëzhguesve është deri më 3 nëntor 2025, në ora 16:00.

Tutje KQZ ka njoftuar se ID-të aktuale të lëshuara për procesin zgjedhor të 12 tetorit 2025 nuk do të jenë valide për raundin e dytë të zgjedhjeve.

(Kosova Sot Online)