Afganistani goditet nga një tërmet i fuqishëm
Të paktën 20 persona u vranë dhe më shumë se 320 u plagosën në një tërmet me magnitudë 6.3 ballë në Afganistanin verior, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Tërmeti ndodhi rreth një orë pas mesnatës, dhe epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej rreth 28 kilometrash, raporton Hindustan Times.
Xhamia e famshme Blu në qytetin Mazari Sharif, e cila daton që nga shekulli i 15-të, u dëmtua nga tërmeti.
(Kosova Sot Online)
