Milanoviç: Kudo që shkoj e kërkoj njohjen e Kosovës

  • A.P /
  • 03 November 2025 - 09:04
Milanoviç: Kudo që shkoj e kërkoj njohjen e Kosovës

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, është takuar me Papa Leonin, të cilin e ka ftuar për vizitë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pasi u pyet nga gazetarët nëse kanë diskutuar për Kosovën, Milanovic tha se Vatikani “është shumë konservator në këto çështje”.

Ai u takua edhe me sekretarin e Vatikanit, Pietro Parolin, por Milanovic tha se nuk mund të japë detaje.

“Kjo tregon se shtetet veprojnë në interesin e tyre, gjë që nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, për sa kohë që nuk janë keqdashëse ose pushtuese”, tha Milanovic, duke shtuar se ai mbështet njohjen e Kosovës kudo që të mundet.

“Unë nuk e bëj këtë për të inatosur Serbinë ose serbët, është thjesht çështje realiteti”, tha ai.

Presidenti kroat pas takimeve me Papën dhe Sekretarin e Vatikanit: Kudo që shkoj e kërkoj njohjen e Kosovës.

(Kosova Sot Online)