Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është tentim-grabitje e taksave
Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), deklaron se kërcënimi i qeverisë në detyrë për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatën zgjedhore dhe tentim-grabitje e parave të taksapaguesve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lulzim Peci në profilin e tij në FB, shkruan:
Kërcënimi/shantazhimi me (mos)dhënien e buxhetit për komunat nga ana e “qeverisë kujdestare”, përveçse që përbën një ndërhyrje flagrante në fushatën zgjedhore, në rastin më të mirë mund të thuhet se është një “tentim-grabitje” e parave të taksapaguesve të Kosovës dhe pëpjekje për instalimin e një centralizimi arbitrar të pushtetit në vendin tonë.
E gjithë kjo që po ndodh, sidomos pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, përbën zbatim në praktikë të një “kushtetute materiale” jo-Ahtisariane dhe me deficit të thellë demokratik në Kosovë!
E krejtë çfare është duke ndodhur vështirë se do të ndalet me kaq!
(Kosova Sot Online)
