Prokuroria kërkon paraburgim për policin serb të arrestuar
Një pjesëtar i Policisë së Serbisë është arrestuar të shtunën në pikën kufitare të Jarinjës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “importit, eksportit, furnizimit, transportimit, prodhimit, këmbimit, ndërmjetësimit ose shitjes së paautorizuar të armëve apo materieve plasëse”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
(Kosova Sot Online)
