Ja si do të jetë moti të martën
															Moti të martën në Kosovë pritet të mbajë në mëngjes me riga lokale shiu dhe mundësi për prezencë të mjegullës nëpër ultësira, ndërsa gjatë ditës më freskët, vranësira e periudha me diell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 6°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 10°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
																													
																													
																													
																													
																													
																													