Glauk Konjufca mandatar i ri për formimin e Qeverisë së re

  • A.P /
  • 04 November 2025 - 12:39
Glauk Konjufca mandatar i ri për formimin e Qeverisë së re

Glauk Konjufca do të jetë emri për mandatar të ri për formimin e Qeverisë së re, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka propozuar sot në mbledhjen e KP të VV-së, Glauk Konjufcën, si mandatar të ri për kryeministër.

Kurti ka thënë se propozimi për kabinitetin qeveritar do të jetë po i njëjti, vetëm se do të ndërrohen vendet mes tij dhe Konjufcës.

Kurti do të jetë i propozuar për Ministër të Punëve të Jashtme në vend të Konjufcës, derisa Konjufca do të jetë i mandatuari për kryeministër.

(Kosova Sot Online)