Ky është moti për ditën e mërkurë
Intervale me diell parashihen për ditën e mërkurë, megjithëse kohëpaskohe kalojnë vransira, mirëpo nuk priten kushte për të reshura, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në aspektin termik mbetet ende ftohtë, me minimale që zbresin deri në 3C e 5C, derisa maksimalet luhaten ndërmjet 12C e 15C.
Frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 3-7m/s.
(Kosova Sot Online)
