Një shtetas i huaj përfundon në QKUK
Një shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, pasi dyshohet se është therur me thikë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës, teksa viktima dyshohet se ka pasur dy plagë kur ka pranuar trajtim mjekësor.
Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK.
Rasti është duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)
