Miu sorollatet në mensën e UP-së

  • A.P /
  • 05 November 2025 - 14:30
Miu sorollatet në mensën e UP-së

Studentë të Mensës së Studentëve në Prishtinë kanë publikuar pamje ku shihet prania e një miu në hapësirën ku ata ushqehen.

Drejtori i këtij institucioni, Fahri Osmanin, itha se janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme dhe siguroi studentët se ushqimi mbetet plotësisht i sigurt për konsum.

Ai tha se nuk kanë ende informacione në lidhje me kanalin përmes të cilit ka hyrë brejtësi, derisa njoftoi se në fundjavë do të mbyllet Mensa në mënyrë që të bëhet dezinfektimi i plotë i saj.

“Menjëherë janë marrë masat, si nga ne edhe nga kompania për deratizimin e brejtësve dhe janë duke e përcjellë situatën. Na ka shqetësuar prania e një brejtësi dhe nuk e dimë kanalin e hyrjes së tij”.

“Mirëpo, planifikojmë që në fundjavë, të shtunën dhe të dielën ta mbyllim mensën dhe ta bëjnë dezinfektim dhe deratizimin e komplet hapësirës së brendshme, por edhe asaj të jashtme të objektit”

“Por, i garantojmë studentët që ushqimi është i sigurt”, u shpreh ai.


(Kosova Sot Online)