Sali Berisha paralajmëron protesta masive
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar protesta deri në rrëzimin e Edi Ramës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Do përballemi dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën. Koha është e guximtarëve”, tha Berisha në konferencë për media.
Ai ka thënë se Belinda Balluku është ‘masha e Edi Ramës’ kurse shtoi se ‘protestat e PD-së e çuan Erion Veliajn në burg’.
“Ju garantoj unë ju, se po të mos ishin protestat e udhëhequra nga Belind Këlliçi, 46 javë në cdo lloj moti, Erion Veliaj do të ishte në zyrë sot.
Në vlerësimin tim, ndër më eficentet dhe më të rëndësishmet që ka bërë PD. Ai përbënte një rrezik madhor për vendin me karakterin e tij, në cdo aspekt, me të ne shpëtuam vendi nga gjysma e zezë e Edi Ramës”, tha Berisha.
(Kosova Sot Online)
