Njerku akuzohet për abuzim sek*sual ndaj vajzës së mitur

  • A.P /
  • 06 November 2025 - 09:45
Njerku akuzohet për abuzim sek*sual ndaj vajzës së mitur

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka hapur hetime ndaj një çifti bashkëshortësh, të dyshuar për veprën penale “marrëdhënie seksuale me keqpërdorim të pozitës”, sipas nenit 189, paragrafi 2 të Kodit Penal, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Prokurorisë, i dyshuari, njerku i vajzës, për një periudhë të gjatë kohore ka keqpërdorur pozitën e tij dhe ka detyruar vajzën e lindur në vitin 2009, që i ishte besuar për kujdes dhe edukim, në marrëdhënie seksuale dhe akte të tjera të këtij karakteri.

Në këtë rast është përfshirë edhe nëna e vajzës, e cila, ndonëse ka qenë në dijeni për abuzimin, nuk e ka denoncuar dhe as nuk e ka penguar bashkëshortin e saj. Me mosveprimin e saj, ajo ka dështuar ta mbrojë vajzën, pavarësisht se e mitura disa herë kishte kërkuar ndihmë prej saj.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për njerkun e dyshuar, ndërsa për nënën ka propozuar masa kujdesi. Po ashtu, prokurori do të bashkëpunojë me Qendrën për Punë Sociale për strehimin e tre fëmijëve të mitur të familjes, përfshirë edhe viktimën.

(Kosova Sot Online)