Vrasje e dyfishtë në këtë vend të Kosovës, viktimat vëllezër

  • A.P /
  • 06 November 2025 - 12:56
Vrasje e dyfishtë në këtë vend të Kosovës, viktimat vëllezër

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari që është në arrati është dhëndër i tyre.

Lajmin e konfirmoi Lumni Graishta nga Policia në Gjakovë.

“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat janë dy vëllezër, ndërsa i dyshuari dyshohet se është dhëndër i tyre, për momentin është në arrati. Policia është në kërkim të tyre”, tha ai.

Graishta shtoi se motivi dyshohet të ketë qenë një fjalosje.

 

(Kosova Sot Online)