Ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Malishevën dhe jo vetëm, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Burime bëjnë të ditur se personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në fshatin Golluboc është Astrit Isufi nga Sankovci i Drenasit.
Viktimat janë dy vëllezër, të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre. Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve.
I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, sot ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë. Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës.
Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëhershme me viktimat, të cilat mund të kenë shkaktuar rëndimin e situatës dhe shpërthimin e dhunës fatale sonte.
Policia dhe Prokuroria janë në vendngjarje. Trupat duhet dërguar për ekzaminim, ndërsa I dyshuari është në kërkim dhe po zhvillohen veprime të shpejta operative për kapjen e tij.
Hetimet janë në vazhdim.
(Kosova Sot Online)
