Abdixhiku: Kurti po i trajton studentët si material shitblerje

  • A.P /
  • 08 November 2025 - 08:35
Abdixhiku: Kurti po i trajton studentët si material shitblerje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të 100 eurove, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Ky i fundit vlerësuar se ‘’regjimi i frikësuar’’ i Kurtit, po i trajton studentët si material shitblerje zgjedhor.

I pari i LDK’së ka thënë edhe se mesazhet e dërguara nga Kurti për studentët, nuk e blejnë as heshtjen, shpresën e as votën.

‘’Të ardhmen që ua vodhi, në shtetin më të varfër e më të izoluar në Evropë, me arsimin ndër më të fundit në botë, provon t’ua blejë me 100 euro për votë – tre ditë para balotazhit’’, ka thënë ai mes tjerash.

Postimi:

Të ardhmen që ua vodhi, në shtetin më të varfër e më të izoluar në Evropë, me arsimin ndër më të fundit në botë, provon t’ua blejë me 100 euro për votë – tre ditë para balotazhit.

Një regjim i frikësuar dhe në rënie të lirë, po trajton studentët e Kosovës si material shitblerje zgjedhor. Studentët drejtojnë kohë, rrëzojnë regjime e përcaktojnë epokë.

Prandaj, këta SMS ‘cringe’, para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën. As votën.

I keni nënçmuar.

Do t’iu kthejnë përgjigje këtë të diel me votë. 

Kosova është shumë e mençur se sa po e trajton kryepopullisti sot!

(Kosova Sot Online)