Fjalët e babait të studentes që vdiq në Tetovë: Pusho e qetë dritë e syve të mi

  • A.P /
  • 07 November 2025 - 07:50
Fjalët e babait të studentes që vdiq në Tetovë: Pusho e qetë dritë e syve të mi

Babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova e cila u gjet e vdekur mbrëmë në Tetovë ka reaguar me një postim në Facebook, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi me fotografi të së ndjerës, Arbër Spahija shkruan: “Pusho e qetë në Parajsë, dritë e syve të mi”.

E reja do të varroset sot në varrezat e qytetit të Gjakovës me fillim nga ora 14:00.


(Kosova Sot Online)