Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë
Të premten në Kosovë pritet mot me reshje lokale shiu që do të nisin herët në mëngjes dhe do të vazhdojnë me ndërprerje deri në mbrëmje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në zonat malore mund të bie edhe borë.
Gjatë paradites të ditës së shtunë parashihen reshje të lehta shiu, ndërsa gjatë ditës do të jenë më të izoluara në formë rigash.
Edhe të dielën, herë pas here, priten reshje të dobëta shiu.
(Kosova Sot Online)
