Ukraina lufton për Pokrovskun

  • A.P /
  • 07 November 2025 - 12:30
Ukraina lufton për Pokrovskun

Marrja e Pokrovskut është kthyer në sfidën kryesore të Rusisë, teksa tenton të zaptojë territorin që i ka mbetur ushtrisë ukrainase në rajonin e Donjeckut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky qytet, kyç për transport dhe logjistikë, është në rrezik rrethimi nga ushtarët rusë.

Në tentim e sipër për ta ruajtur qytetin, Ukraina ka dërguar forca speciale, por nuk dihet nëse kjo masë do të jetë e mjaftueshme për ta parandaluar rënien e qytetit në duart ruse.

(Kosova Sot Online)