Lajmërohet Peter Sorensen, i ka dy fjalë

  • A.P /
  • 07 November 2025 - 15:30
Lajmërohet Peter Sorensen, i ka dy fjalë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar dje me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, në Helsinki ku tha se qëndroi për një vizitë pune, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sorensen tha se me kryediplomaten finlandeze ka diskutuar “në detaje” mbi procesin që e lehtëson BE-ja, ndërsa e falënderoi atë për mbështetjen dhe interesimin.

“Vizitë pune shumë e mirë në Helsinki, e organizuar sot nga Ministria e Jashtme e Finlandës. Diskutuam në detaje dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Jam mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e normalizimit”, shkroi Sorensen në X.

(Kosova Sot Online)