Kurtit ia puthin dorën në një çajtore të Vushtrrisë

  • A.P /
  • 08 November 2025 - 10:45
Kurtit ia puthin dorën në një çajtore të Vushtrrisë

Albin Kurti në mesin e simpatizantëve është shndërruar në një figurë krejt tjetër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky transformim i Kurtit ndoshta më së miri ilustrohet me një ndodhi krejt të çuditshme e të pabesueshme sot në Vushtrri, ku një plak ia puthi dorën liderit të partisë Vetëvendosje.

Kurti bashkë me shokë ishte në Vushtrri për ta mbështetur kandidatin Sylejman Meholli, i cili është në garë me Ferit Idrizin e PDK-së.

Në shëtitjen e tij nëpër qytet, Kurti u afrua te një çajtore ku një fans i flaktë e bëri edhe veprimin e papritur të puthjes së dorës. Deri këtu si duket ka rënë demokracia e re kosovare.

(Kosova Sot Online)