Ja kur pritet të lirohet nga QKUK Astrit Isufi

  • A.P /
  • 08 November 2025 - 14:45
Ja kur pritet të lirohet nga QKUK Astrit Isufi

Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij në Malishevë pritet të lirohet nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Enver Fekaj.

“Pacienti është shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale dhe aktualisht dhe pritet me u liru sot, por ende është prezent. Gjendja e tij është stabile. Konkluzioni i ekipës kujdestare është që pacienti të lirohet për trajtim ambulantiv”, tha Enver Fekaj.

Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e Naim dhe Driton Morinës në fshatin Gollubovc të Malishevës, u arrestua në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.

Policia kishte bërë të ditur se rreth orës 06:30, Isufi është gjetur duke u fshehur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Pllaqicë të Malishevës.

Në momentin e arrestimit, ai ka qenë i plagosur me plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.


(Kosova Sot Online)