Gazmend Muhaxheri fiton me mbi 60%
Ka përfunduar numërimi i votave të rregullta në Pejë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka fituar me 61,15% apo 19,629 vota, ndërsa Taulant Kelmendi i Vetëvendosjes ka marrë 38,85% apo 12,472 vota.
Në Pejë mbështetësit e LDK-së qysh herët pas mbylljes së vendvotimeve kanë nisur festën për fitoren e Muhaxherit.
Në rezultatet e KQZ-së nuk përfshihen votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
(Kosova Sot Online)
