LVV e Kurtit do të udhëheqë në 7 komuna
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të fitojë edhe katër komuna të tjera pas balotazhit të 9 nëntorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Partia që drejton Albin Kurti ka arritur që të fitojë në Gjilan, Mitrovicë të Jugut, Obiliq dhe Fushë Kosovë.
Në raundin e parë të zgjedhjeve kishte fituar pa balotazh në Podujevë, Shtime dhe Kamenicë.
LVV do të udhëheqë gjithsejtë në 7 komuna pas zgjedhejve lokale të vitit 2025.
(Kosova Sot Online)
