Një person gjendet pa shenja jete
Një person i cili ishte duke jetuar i vetëm është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas raportit 24-të orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në fshatin Soponicë në Kaçanik .
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku, edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
(Kosova Sot Online)
