Ankohet Pacolli: Të gjithë u bënë bashkë kundër VV-së

  • A.P /
  • 10 November 2025 - 10:00
Ankohet Pacolli: Të gjithë u bënë bashkë kundër VV-së

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ia ka kushtuar disa vargje Prishtinës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas dështimit të VV-së në Prishtinë, Pacolli e harroi edhe biletën që ia kishte nxjerrur Përparim Ramës për në Londër.

Tash, ajo u ankua se të gjithë u bashkuan kundër VV-së.

Postimi:

Në Prishtinë të gjithë u bënë bashkë kundër VETËVENDOSJEs. Prishtina zgjodhi kaosin, dështimin, pabarazinë, padrejtësinë, hajninë.

Prishtinë, ti nuk fitove sonte. Fituan ata që të shfrytëzuan, shkatërruan e të dështuan.

Beteja për ty Prishtinë vazhdon. Ne nuk dorëzohemi e as nuk lodhemi.

(Kosova Sot Online)