Arrestohet e dyshuara pasi goditi burrin e saj
Një grua në veri të Mitrovicës, ka goditur me thikë në dorë bashkëshortin e saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Për pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë Veri 08.11.2025 – 22:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se e kishte goditë me mjetë të mprehtë – thikë në dorë bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.
(Kosova Sot Online)
