Arian Tahiri e uron Pecin: Urime kundër-kandidatit tim për fitoren!

  • A.P /
  • 10 November 2025 - 12:05
Arian Tahiri e uron Pecin: Urime kundër-kandidatit tim për fitoren!

Kandidati i PDK’së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, i ka falënderuar të gjithë për besimin dhe përkrahjen në garën për të parin e komunës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për Kryetar të Mitrovicës. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare.”

Ai ka thënë se rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit të qytetarëve.

Tahiri ka uruar kundërkandidatin Faton Peci duke i uruar suksese në punën e tij për Mitrovicën.

“Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim. Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën. Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë. Faleminderit!”


(Kosova Sot Online)