Fatmir Shehollit i vazhdohet për dy muaj paraburgimi
I është vazhduar edhe për dy muaj paraburgimi të dyshuarit për Spiunazh, Fatmir Sheholli, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Këtë e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 07 nëntor 2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj.”
Ai u arrestua më 9 tetor të këtij viti pas një aksioni të Policisë në bashkëpunim me AKI’në dhe Prokurorinë.
(Kosova Sot Online)
