Berisha: Qeveria kërkon ta asgjësojë opozitën

  • A.P /
  • 10 November 2025 - 14:45
Berisha: Qeveria kërkon ta asgjësojë opozitën

Kreu i PD Sali Berisha, theksoi se qeveria kërkon të shtypë të gjitha potencialet e opozitës, ku sipas tij, kërkon ta shndërrojë në instrument të pavlerë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Mblidhemi sot në këtë mbledhje të jashtëzakonshme për shkak të një situatë të jashtëzakonshme ku ne ndodhemi për shkak të vendosmërisë të pandalshme të narkoqeverisë për të shtypur me të gjitha potencialet opozitën dhe opozitarizmin”.

“Për ta shndërruar atë në një vegël apo në një instrument pa vlerë, për të ndaluar mbrojtjen e interesave të tyre për t’ja mbyllur asaj gojën politikisht për ta asgjësuar atë si forcë politike parlamentare. Ne jemi dëshmitarë që në seancën e fundit u bënë 10 seanca parlamentare. Në të cilat qeveria në 9 prej tyre i mohoi opozitës çdo debat për çdo çështje që erdhi në parlament. Duke filluar nga programi i qeverisë duke përfunduar në miratimin e buxhetit”.

“Ju jeni dëshmitarë sepse në 10 seanca ka pasur vetëm 1 seancë me debat. Dhe këtu është diskutuar për institucionet e drejtësisë. Janë kaluar ligje projektvendime akte normative dhe në asnjërën prej tyre nuk është lejuar opozita të debatojë të marrë fjalën të paraqesë mendimet të mbrojë interesat e zgjedhësve. Si kurrë ndonjëherë në hsitorinë 33-vjeçare parlamentit pluralist nuk ka ndodhur. Sepse nuk mund të ndodhë 10 seanca parlamentare vetëm në njërën opozita ka pasur mundësi të shprehet”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)