Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj

  • A.P /
  • 11 November 2025 - 08:43
Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Ferizaj – Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:40kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)