Osmani: Konjufca ka edhe pak ditë afat

  • A.P /
  • 11 November 2025 - 12:45
Osmani: Konjufca ka edhe pak ditë afat

Presidentja Vjosa Osmani tha se “nuk mund ta paragjykoj” nëse Glauk Konjufca, të cilin ajo e mandatoi për krijimin e qeverisë së re, do të arrijë ta bëjë këtë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo tha në një prononcim për gazetarët e i mandatuari i dytë ka “akoma afat”.

“Siç e dini, i mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues dhe do të varet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe nga Kryesia e Kuvendit se kur do të ftohet seanca”, tha ajo.

Osmani tha se shpreson që seanca për zgjedhjen e qeverisë të thirret sa më shpejt.

“Siç e dini seanca duhet të thirret brenda afatit kushtetues. Pra, kanë mbetur edhe pak ditë. Shpresoj që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance. Mirëpo unë nuk mund ta paragjykoj”, tha ajo.


(Kosova Sot Online)