Hill: S’e dinim kush fliste në emër të UÇK-së

  • A.P /
  • 11 November 2025 - 13:00
Hill: S’e dinim kush fliste në emër të UÇK-së

I dërguari special i SHBA-së për Kosovën gjatë luftës, Christopher Hill tha se kërkonin njerëz me autoritet që mund të flisnin në emër të UÇK-së dhe se këtë e bënë duke shkuar edhe fizikisht nëpër zona të luftës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Diplomati amerikan tha gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në rastin e Hashim Thaçit dhe krerëve tjerë të UÇK-së se po bënin “përpjekje për të kontaktuar njerëzit e UÇK-së”.

“Ne nuk e dinim kush fliste në emër të UÇK-së”, tha ai, duke shtuar se për ta, kjo iushte “frustruese”.

Hill tha se ta shqyrtonin me këtë krah të luftës çështjen e rikthimit të autonomisë për Kosovën.

“Shkonim në zona lufta me synime për të gjetur persona, për të shqyrtuar një letër që kishte autonominë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)