Qeni nuhatës zbulon 128 kg hashash në Aeroport
Një qen nuhatës në Aeroportin e Cyrihut ka zbuluar 128 kilogramë hashash gjatë kontrollit të një ngarkese mallrash që vinte nga Shtetet e Bashkuara, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Droga ishte fshehur në 30 kuti të etiketuar si “dysheme vinili rezistente ndaj ujit”.
Në total, autoritetet kontrolluan 144 kuti të shpërndara në katër paleta. Qeni i policisë sinjalizoi praninë e substancave narkotike, të cilat më pas u sekuestruan dhe iu dorëzuan policisë kantonale të Cyrihut.
(Kosova Sot Online)
