Një tërmet ka goditur Qipron

  • A.P /
  • 12 November 2025 - 12:28
Një tërmet ka goditur Qipron

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi zonën e Pafosit në Qipro, në orët e para të mëngjesit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Raportohet se tërmeti është ndjerë në të gjithë ishullin, me banorët që dolën në rrugë nga paniku, të cilët shprehen së lëkundjet kanë zgjatur për dhjetëra sekonda.

Tërmeti i parë u shoqërua nga disa paslëkundje, ku më e forta kishte magnitudë 4.8 ballë. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

(Kosova Sot Online)