Paralajmërohet padi për Alban Krasniqin e LVV-së
Ehat Miftaraj nga IKD paralajmëron padi ndaj Alban Krasniqit i cili i ka quajtur anëtarët e IKD-së dhe të shoqërisë civile zëdhënës të Sami Lushtakut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Ne këto do t’i adresojmë përmes padisë që i njëjti të rehabilitohet dhe të mos bëjë gabime në të ardhmen“, tha Miftaraj në një deklaratë.
“I njëjti duhet me i vertëtu, është në një parti që e ka në dorë policinë, inteligjencën artificiale, ATK-në, doganën e të gjitha nëse këto dyshime pretendon se janë të vërteta atëherë do të duhej që të adresohen përmes institucioneve dhe jo përmes adresimeve koti në Facebook“, u shpreh Miftaraj
Ai e quajti Krasniqin si abuzues me të drejtën e besimit publik.
“Abuzues që përhap gënjeshtra përhap mashtrime në publik jo vetëm për neve por edhe për media e të tjerë“, tha ai për tv 21,
(Kosova Sot Online)
