Mitrovica duhet të shkojë në zgjedhje të reja

  • A.P /
  • 12 November 2025 - 15:15
Mitrovica duhet të shkojë në zgjedhje të reja

Anëtarët e PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë qëndruar në qendrën e numërimit në Mitrovicë të Jugut, 
transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një konferencë të mbajtur për media, ata kanë thënë se procesi zgjedhor në këtë komunë është lënduar dhe se duhet të kthehet përsëri tek qytetarët.

Anëtari i kësaj partie në KQZ, Ilir Gashi, ka thënë se në Mitrovicë të Jugut duhet të ketë rivotim dhe zgjedhje të reja.

Gashi ka deklaruar se edhe hetuesia duhet të merret me atë që ka ndodhur me procesin e votimit në këtë komunë.

“Në shumë vendvotime ka defekte që bien ndesh me rregulloret. Do të ndjekim rrugët ligjore për të arritur tek e vërteta”, ka dekalruar ai.

(Kosova Sot Online)