Bajrami: Largimi i qeverisë Kurti është urgjencë qytetare

  • A.P /
  • 13 November 2025 - 11:30
Bajrami: Largimi i qeverisë Kurti është urgjencë qytetare

Shefja e deputetëve të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me mungesën e materialit për hemodializën, duke thënë se qeverisja aktuale edhe kategorinë më të ndjeshme e ka lënë nën mëshirën e fatit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bajrami ka thënë se qeveria Kurti ka lidhur mijëra kontrata një burimore, derisa SHSKUK-në dhe qendrat e tjera i ka lënë pa material bazik për hemodializën.

Ajo ka thënë se largimi i kësaj qeverie është urgjencë qytetare.

“Sigurt arsyetimet janë te procedurat e prokurimit.Qe pse unë dhe gjithë ata që e duan këtë shtet e këtë Republikë e kemi problem Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen sepse për ta nuk është me rëndesi shteti nuk është me rëndesi qytetari, ata qytetarët i shohin vota e shtetin e përdorin për t’i mbushur xhepat e tyre.Largimi i tyre nga keqqeversija është urgjencë qytetare – sa me parë aq më mirë”, ka shkruar Bajrami.

(Kosova Sot Online)