Policia arreston katër persona në Prishtinë

  • A.P /
  • 14 November 2025 - 10:05
Policia arreston katër persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka zbuluar një rast që lidhet me posedim të narkotikëve, hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ngjarja është regjistruar në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë, të enjten rreth orës 20:15.

Sipas policisë, katër persona janë arrestuar – tre shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut – të dyshuar për përfshirje në disa vepra penale.

Gjatë kontrollit në një banesë, hetuesit kanë sekuestruar prova materiale, përfshirë:

dy armë të tipit pistoletë me 28 fishekë,

disa laptopë,

41.2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë,

si dhe dy telefona celularë.

Të dyshuarit janë intervistuar nga organet e hetuesisë dhe, me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është ndaluar, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)