KFOR-i falënderon Holandën për kontributin

  • A.P /
  • 14 November 2025 - 10:15
KFOR-i falënderon Holandën për kontributin

KFOR-i falënderon Holandën për kontributin në sigurinë e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, e ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Holandës, Desiree Bonis, në shtabin e KFOR-it, në kampin “Film City”, në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR-it theksohet se Ulutash dhe Bonis kanë biseduar për situatën në Kosovë.

“Takimi i dha komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Komandanti i KFOR-it shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për kontributet e palëkundura dhe të vlefshme të Holandës në KFOR.

(Kosova Sot Online)