Ky është kosovari i cili u vra në New York
Një mbikëqyrës i një ndërtese në New York u përball me një grabitës që po mundohej të vidhte një pako, para se ai të gjendej me një dëmtim në kokë dhe të vdiste, thanë burime të NYPD, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Policët gjetën mbikëqyrësin, i identifikuar si Burim Havolli, 41 vjeç, në 1199 Ocean Ave., në Flatbush, Brooklyn, kur një telefonues raportoi rastin në policinë njujorkeze.
Havolli kishte pësuar trauma të rënda në kokë. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Kings County, ku më vonë ndërroi jetë.
(Kosova Sot Online)
