Zelensky: Ukraina ka goditur me sukses objektiva ruse

  • A.P /
  • 14 November 2025 - 15:45
Zelensky: Ukraina ka goditur me sukses objektiva ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur të premten se ushtria ukrainase ka goditur me sukses objektiva brenda territorit rus, duke përdorur raketat vendore me rreze të gjatë veprimi “Long Neptune”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij, këto goditje po bëhen gjithnjë e më efektive me kalimin e kohës.

“Natën e kaluar, luftëtarët tanë përdorën me sukses ‘Long Neptune’ kundër objekteve të caktuara në territorin rus dhe kjo është përgjigja jonë e duhur ndaj terrorit të vazhdueshëm të Rusisë”, ka shkruar Zelensky në X.

“Raketat ukrainase po japin rezultate gjithnjë e më të mira dhe të sakta pothuajse çdo muaj”, ka shtuar ai.

“Long Neptune”, të cilat Zelensky i ka përshkruar si raketa me rreze veprimi prej 1.000 kilometrash, u testuan me sukses në betejë në muajin mars, megjithëse ai nuk ka specifikuar vendndodhjen e testimeve.

Së fundmi, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se përdorimi i armëve të prodhimit vendor me rreze të gjatë po rritet dhe po rezulton efektiv, përfshirë edhe raketat “Neptune”. “Kjo po i shkakton armikut shumë shqetësime”, thuhej në njoftimin e të martës.

Zelensky nuk ka bërë të ditur se cilat kanë qenë objektivat specifike të goditura gjatë natës. Megjithatë, dy burime për Reuters kanë thënë se porti i naftës i Novorosiysk në Detin e Zi ka pezulluar eksportet e naftës pas një sulmi me dronë nga Ukraina, edhe pse autoritetet ukrainase nuk kanë marrë përgjegjësi për sulmin.


(Kosova Sot Online)