Albin Kurti para ndeshjes së Kosovës me Slloveninë: Është koha jonë

  • A.P /
  • 15 November 2025 - 15:45
Albin Kurti para ndeshjes së Kosovës me Slloveninë: Është koha jonë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar para ndeshjes së Kosovës me Slloveninë, e vlefshme për kualifikimet në botëror, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se është koha për mbështetje, shpresë, besim e bashkim.

Postimi i plotë:

Sonte luan Kosova!

Në Lubjanë, djemtë tanë luajnë ndeshjen e radhës drejt Kupës së Botës, me Slloveninë. Është koha jonë, koha e mbështetjes dhe shpresës, e besimit dhe e bashkimit.

Le ta tregojmë edhe një herë se kur brohorasim njëzëri, Kosova fiton.

Secili prej nesh të jetë pjesë e kësaj nate të madhe, në stadium, nëpër sheshe, në shtëpi e kudo që jemi, të gjithë bashkë për Dardanët.

(Kosova Sot Online)