Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin nga e hëna deri në të premten, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
E hëna pritet të jetë e vranët dhe me intervale dielli.
Ndërsa të martën pritet të ketë reshje shiu.
Më poshtë parashikimi i plotë:
Parashikimi i motit për javën e ardhshme (17–21 nëntor 2025)
E hënë
Moti i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale: 1-4 °C
Temperaturat maksimale: 14-17°C
Era: Kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-4m/s.
E martë
Moti i vranet dhe me reshje shiu. Në viset malore me lartesi mbidetare mbi 1500m parashihen reshje bore.
Temperaturat minimale: 4-6C
Temperaturat maksimale: 8-11°
Era: nga veriperendimi, me shpejtësi 1-6m/s
E mërkurë
Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.
Temperaturat minimale: 2–5 °C
Temperaturat maksimale: 9-11°C
Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
E enjte
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale: 2 deri 5°C
Temperaturat maksimale: 12-14°C
Era: nga juglindja, 1-4 m/s
E premte
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale: 3 deri 6°C
Temperaturat maksimale: 13-15°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.
(Kosova Sot Online)
