Policia e Kosovës del me njoftim
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 175 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 82 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca dhe verifikime, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Nga policia është njoftuar edhe se janë sekuestruar 11 armë zjarri, dhe janë shqiptuar 4592 masav administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 407 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.
Njoftimi:
Vazhdojnë aktivitetet e zyrtarëve policor të rajonit të Prishtinës
Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 175 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 82 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
• Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 11 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
• Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4592 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 407 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.
(Kosova Sot Online)
