Trump përshëndet miratimin e planit për Gazën
Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi miratimin e një rezolute nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së të hënën, e cila mbështeste planin e tij të propozuar për Rripin e Gazës, duke thënë se kjo do të sillte “më shumë paqe në botë”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Kjo do të mbahet mend si një nga rezolutat më të rëndësishme në historinë e Kombeve të Bashkuara”, tha presidenti amerikan nëpërmjet Truth Social, duke falënderuar 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, përfshirë Rusinë dhe Kinën, të cilat zgjodhën të abstenonin nga votimi – ose më saktë të mos e ushtronin veton e tyre.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi të hënën në favor të planit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili, ndër të tjera, parashikon vendosjen e një force të armatosur ndërkombëtare, nën presionin e Uashingtonit, i cili paralajmëroi kundër rrezikut të rifillimit të luftës në Rripin e Gazës.
Trembëdhjetë shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit votuan në favor të tekstit, të cilin ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, e përshkroi si “historik dhe konstruktiv”.
(Kosova Sot Online)
