Një person dorëzohet pas dy muajsh në arrati
Një rast i rëndë i vrasjes në tentativë, i shoqëruar me shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe posedim të paautorizuar të armëve, ka ndodhur më 13.09.2025, rreth orës 18:30, në rrugën “Woodrow Wilson” në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Pas hetimeve të zhvilluara, policia ka identifikuar si të dyshuar Shkëlqim Kastratin.
Fillimisht, i dyshuari nuk ishte i kapshëm dhe u vendos në kërkim policor, ndërsa u konfirmua se ndodhej jashtë vendit. Si rezultat, Gjykata ka lëshuar Urdhër-arrest ndaj tij.
Më 17.11.2025, Shkëlqim Kastrati është paraqitur vetë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ku është intervistuar në prani të prokurorit të rastit.
Pas intervistimit, prokurori ka lëshuar Aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë, si i dyshuar për veprat penale të lartcekurat.
Rasti po trajtohet nga njësitë kompetente hetimore dhe procedurat e mëtejshme janë në zhvillim.
(Kosova Sot Online)
