Aksident në autostradë, dyshohet për një të vdekur

  • A.P /
  • 18 November 2025 - 15:36
Aksident në autostradë, dyshohet për një të vdekur

Një person po dyshohet se ka vdekur dhe se një tjetër është lënduar në një aksident në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, tha se në aksident është përfshirë një veturë.

“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, tha ai.

Policia e Kosovës sot ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë vozitjes për shkak të kushteve atmosferike.

(Kosova Sot Online)